Shqipëria njeh vetëm rritje me Silvinjon

Futboll

Shqipëria njeh vetëm rritje me Silvinjon

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 19:44
Shqipëria

Silvinjo i ka dhënë Shqipërisë një fytyrë të re që nga momenti kur ka marrë drejtimin e skuadrës.

Kombëtarja shqiptare ka pasuruar statistikat edhe me dy fitore të tjera në muajin tetor. E para ndaj Republikës Çeke në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Europian, ndërsa e dyta ndaj Bullgarisë në një takim miqësor.

Me këto dy fitore, kuqezinjtë pritet të ngjisin sërish shkallë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Në muajin e shkuar Shqipëria renditej në vendin e 62-të, por në renditjen e re për muajin tetor pritet të pozicionohen në vendin e 59.

Kështu kuqezinjtë, sipas përllogaritjeve të pikëve të bëra paraprakisht, do të ngjiten me tre pozicione në klasifikim.

Një punë vërtetë e jashtëzakonshme e kryer nga Silvinjo dhe lojtarët e ekipit kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat