Xhavit Kajtazi: Talentet nuk kanë lekë

Futboll

Xhavit Kajtazi: Talentet nuk kanë lekë

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 13:59
Xhavit Kajtazi

Talentet përballen me sfida të shumta në secilin sport, më e theksuar është në futboll.

Xhavit Kajtazi, gazetar i mirënjohur sportiv, ngre shqetësimin në lidhje me talentet që po ballafaqohen me peripeci të ndryshme. 

“Përvoja të mëson. 

Meqë është kështu, po e ndaj edhe unë një përvojë timen me pak fjali. 

Mësova se e meta me e theksuar e trajnerëve (sidomos të futbollit) është përqendrimi i kërkimit të talenteve vetëm në shkollat e sportit.

Së dyti. Cilësinë e trajnerëve e kam vlerësuar sipas guximit profesional,  dhe mbi të gjitha nga gatishmëria e tyre për t'u dhënë hapësirë lojtarëve të rinj.

Shembulli më i freskët është Barcelona por edhe Ballkani i Therandës. Po përvoja, por mbi të gjitha të rinjtë.

Së treti. Ju trajnerë të dashur, mos rrini  robër të shkollave të sportit. Nëse keni nevojë për talente, vizitoni sa me shpesh lagjet, aty ku luhet futbolli dhe basketbolli i  rrugës. Aty i keni shembujt që nuk ju lënë të dështoni në profesionin tuaj fisnik... 

Se katërti. Talentet nuk kanë lekë.

Ata nuk mund të vijojnë shkollat e sportit, pavarësisht dëshirës që ua djeg dheun nën këmbë, për t'u zhvilluar në sportistë cilësorë”, ka shkruar Kajtazi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat