Newcastle kërkon dëmshpërblim nga Milani

Futboll

Newcastle kërkon dëmshpërblim nga Milani

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 14:01
Tonali

Me zyrtarizimin e paktit mes Tonalit dhe prokurorisë që konfirmon dënimin e mesfushorit nga 10 në 12 muaj për çështjen e basteve, lojtari humbet me shumë mundësi edhe Euro 2024.

Por, ndërkohë është Newcastle që është gati t’i hapë luftë Milanit, me anglezët që siç bën të ditur “Corriere Dello Sport” sapo të zyrtarizohet skualifikimi do të ndërpresin menjëherë derdhjen e pagës prej 8 milionë eurosh, ndërkohë që mund ta pësojë edhe Milani.

Newcastle kërcënon se do të hedhë klubin italian në gjyq duke kërkuar një dëmshprblim prej shumë milionash, sapo dënimi të bëhet konkret. Në pritje për të kuptuar reagimin në shtëpinë e Milan duket e vështirë të imagjinosh që anglezët do të marrin një dëmshpërblim me dëshirë nga Milani për transferimin prej 70 milionë eurosh verën e kaluar.

Për Newcastle do të jetë shumë e vështirë të provojnë se drejtuesit e Milanit ishin në dijeni të çështjes së basteve që para transferimit. Milani veç të tjerash nuk ka marrë një njoftim zyrtar nga anglezët në lidhje me synimin për të ndjekur procedurat ligjore kundër tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat