Kuqezinjtë i besojnë historisë

Futboll

Kuqezinjtë i besojnë historisë

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Në Champions asnjë skuadër nuk është përballur me PSG-në më shumë herë pa fituar se Milani (katër): dy humbje në sezonin 1994-95 (gjysmëfinale) dhe dy barazime në sezonin 2000-01 (faza e grupeve) .

– Parisi ka fituar tre ndeshjet e fundit kundër skuadrave italiane në të gjitha turnetë, duke mundur Juventusin si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar. Para atij rasti, transpalinët kishin fituar vetëm dy nga 20 ndeshjet e para kundër ekipeve italiane (B9, H9).

– “Djalli” ka humbur vetëm tre nga 16 ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër rivaleve franceze (8 fitore, 5 barazime) – finalja e 1993-shit kundër Marsejës, një ndeshje e fazës së grupeve 2002-03 në Lensin dhe në shtëpi kundër Lilës në fazën e grupeve 2006-07. Kjo është ndeshja e parë e këtij lloji që kur kuqezinjtë fituan të dyja ndeshjet kundër Okserit në sezonin 2010-11.

– Djemtë e Luis Enrikes u mundën 4-1 nga Njukasëlli në ndeshjen e fundit, por ekipi parizien nuk ka humbur dy ndeshje radhazi në të njëjtën fazë të grupeve të Championsit që nga dy ndeshjet e tyre të para në sezonin 2004-05, që ishte hera e fundit në të cilën PSG-ja nuk arriti të kalojë në raundin e 1/8-ave të turneut.

– Të dyja ndeshjet e Milanit në Champions këtë sezon përfunduan 0-0. Në historinë e turneut, vetëm Klyb Bryzhi pati tre barazime të njëpasnjëshme pa gola midis nëntorit 2018 dhe shtatorit 2019, ndërsa hera e fundit që një ekip grumbulloi tre barazime 0-0 në të njëjtën fazë grupore ishte në sezonin 2005-06. – PSG ka humbur vetëm një nga 34 ndeshjet në shtëpi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve që nga viti 2012 (27 fitore, 6 barazime), duke humbur 2-1 nga Mançester Junajtidi në tetor 2020.

– Pas humbjes totale 3-0 kundër Interit në gjysmëfinalen e sezonit të kaluar dhe dy barazimeve pa gola deri më tani këtë sezon, Milani nuk ka arritur të shënojë në katër ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve. Është seria më e gjatë pa gola në historinë e garave evropiane për kuqezinjtë.

– Deri më tani këtë sezon të Champions-it, vetëm Mançester Siti (55) dhe Real Madrid (50) kanë pasur më shumë goditje se Milani (39), megjithëse kuqezinjtë mbeten pa gol deri më tani.

– Vetëm Mançester Siti (71.8%) ka një mesatare më të lartë të mbajtjes së topit deri më tani në këtë Champions sesa PSG-ja (70.5%). Zotërimi 73.1% kundër Njukasëllit është totali i tretë më i lartë i regjistruar (që nga viti 2003- 04) në një ndeshje të vetme në këtë turne.

– Që nga sezoni 2017-18, Kilië Mbape është përfshirë në më shumë gola në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve se çdo lojtar tjetër (46 – 26 gola, 20 asistime), me francezin që regjistron mesatarisht  një gol ose asistim çdo 65 minuta në këtë fazë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat