Gjobë e çuditshme për Romën

Futboll

Gjobë e çuditshme për Romën

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 19:31
Roma

Klubi i Romës është dënuar nga komisionet disiplinore në federatën italiane të futbollit si pasojë e kaosit që u shkaktua në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Monzës në kampionat.

Menjëherë pasi verdhekuqtë shënuan golin, në mënyrë të papritur filluan të zhdukeshin topat rreth e rrotull terrenit të lojës.

Për këtë arsye, Roma është dënuar me gjobë 10 mijë euro pasi është përgjegjëse për organizimin e sfidës.

”Pas shënimit të golit, djemtë e saj që mbledhin topat, kanë ngadalësuar në mënyrë sistematike vijimësinë e rregullt të lojës, duke detyruar gjyqtarin që të zgjaste me 2 minuta kohën shtesë”, shkruhej në shpjegimin për këtë gjobë të majme.

Një nga këta minuta ishte ajo ku Paladino protestoi për një top që ishte zhdukur nga djemtë që i mblidhnin rreth fushës dhe çoi në përgjigjen e Murinjos i cili i bëri shenjë të mos qante, duke sjellë ndëshkimin me karton të kuq të trajnerit të verdhekuqve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat