Mourinho “thumbon”

Futboll

Mourinho “thumbon”

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 23:48
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka një lidhje të veçantë me Interin, skuadrën që fitoi tripletë në vitin 2010. Gjithsesi ka diçka që portugezi nuk është dakord me tifozët zikaltër dhe kjo lidhet me zërat për një pritje “ferri” që do i bëhet Lukakut në Milano në fundjavë.

Në prag të ndeshjes ndaj Slavias së Pragës në Champions League, ai ka folur dhe për sulmuesin belg.

“Lukaku do të luajë ndaj Slavias. Është një ndeshje shumë e vështirë, e rëndësishme. Ai është i rëndësishëm për ne, sidomos pa Dybala-n dhe Pellegrinin. Nuk e dija se ishte kaq i rëndësishëm në Milano, sepse ajo që bëri: fitimi i titullit, dy Kupa, një Superkupë, u bë nga 200 lojtarë tek Interi.

Më pas është interesante të kuptohet pse nëse kalimi i Lukakut nga Interi te Roma për të ndihmuar trajnerin, është një dramë. Në të kaluarën Cannavaro u transferua nga Interi te Juvja pa probleme.

Vieri pa asnjë problem, ndërkohë që Romelu te Roma është një surprizë sepse nuk e mendoja se ishte në zemrat e tifozëve interistë”, deklaroi Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat