Gjimshiti me Atalantën kundër Shturmit

Futboll

Gjimshiti me Atalantën kundër Shturmit

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Pas Ligës së Kampionëve, e enjtja ofron spektaklin e Ligës Europa.

Brajtoni përballet me Ajaksin, ndërsa Olimpiakosu sfidon Uest Hamin, për herë të parë që nga 1965.

Ndërkohë 7 skuadra kanë fituar të dyja ndeshjet në grupet e Ligës Europa deri tani dhe 4 prej tyre përballen këtë të enjte me Romën e Mourinjos që pret Slavian e Pragës në grupin G.

Bajer Leverkuzeni pret Karabagun e Redon Xhixhës në grupin H.  

Të gjitha këto skuadra e dinë se një fitore e tretë do ti çojë një hap larg fazës së “nokaut”-it dhe janë me motivim të madh për të vijuar me formën e tyre të shkëlqyer.

Ndërkohë situata në Grupin C është krejtësisht e hapur, me të 4 skuadrat me nga 3 pikë, ndaj dhe ky raund mund të jetë vendimtar për to. Renxhersi përballet në transfertë me Spartën e Pragës ku pritet të jetë titullar Qazim Laçi.

Në Grupin G ndërkohë Liverpulli rikthehet në Tulluz për herë të dytë në historinë e tyre. Dy skuadrat më parë janë përballur në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Kampionëve, në sezonin 2007-2008.

Ndërkohë Berat Gjimshiti me Atalantën e tij luan në transfertë me Sthurm Graz, ndërkohë që Ernest Muçi me Legian janë përballë transfertës me Zrinjskin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat