Laçi pikët janë domosdoshmëri

Futboll

Laçi pikët janë domosdoshmëri

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Laçi kërkon të rikthehet tek rezultatet pozitive e për më tepër tek fitorja në javën e dhjetë të Kategorisë Superiore.

Skuadra e Mirel Josës vjen nga një humbje ndoshta e papritur në “Zeqir Imeri” të Kukësit, teksa u mund nga verilindorët 0-1, e kërkohet menjëherë reagim.

Ajo që e bën pozitive situatën tek kurbinasit është fakti se të gjithë lojtarët janë në dispozicion të trajnerit Josa, ndërsa seancat stërvitore, duke përfshirë dhe të fundit të enjten pasdite, janë zhvilluar në kompleksin sportiv “Internacional” në Pezë-Helmës.

Ndoshta fakti që do të luhet në Arenën e Demave, fushë e cila prej dy javësh është e Erzenit, e bën më të lehtë marrjen e rezultatit pozitiv për Laçin.

Të mos harrojmë Erzeni është skuadra e parë që mori pikë në fillimin e kampionatit në Laç pas atij barazimi 3-3 atje ku dhe u shkarkua Stavri Nica, i cili aktualisht është trajneri i Kukësit.

Laçi aktualisht ndodhet në vendin e tretë me 13 pikë pas katër fitoresh, një barazimi dhe katër humbjesh. 17 gola të shënuar dhe 10 të pësuar, ndërsa kurbinasit janë gjashtë pikë larg Egnatias kryesuese dhe katër pikë larg Partizanit.

Por në pikë të barabarta me Tiranën, ndërsa ngjeshja është e atillë me fundin e renditjes kur Kukësi ndodhet tre pikë larg Laçit të vendit të tretë e Dinamo katër pikë. Ndaj marrja e rezultatit pozitiv është domosdoshmëri për kurbinasit sepse me një tjetër hap fals e sheh veten në fundin e renditjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat