Lëndohet Joao Felix

Futboll

Lëndohet Joao Felix

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 14:57
Joao Felix

Joao Felix ka pësuar një lëndim në ndeshjen e Barcelonës në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donetskit, raporton "Goal".

Reprezentuesi portugez filloi në ndeshjen e fazës së grupeve të skuadrës së tij në Camp Nou, por u tërhoq 15 minuta nga koha për atë që dukej si një problem dëmtimi.

Skuadra e tij siguroi një fitore 2-1 falë golave të Ferran Torresit dhe Fermin Lopezit, me Heorhii Sudakovin që shënoi për mysafirët, teksa ky dëmtim mund të vërë në dyshim shanset e Felixit për t’u përballur me Real Madridin të shtunën.

23-vjeçari ka impresionuar deri më tani në huazimin e tij gjatë sezonit nga Atletico Madridi, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë katër asistime për Barcelonën. Por ish-i huazuari i Chelseat mund të jetë në një garë për t’u përgatitur për El Clasico këtë fundjavë.

Madridi është në krye të tabelës në diferencë golash përpara Gironas, me Barcelonën një pikë prapa në vendin e tretë.

Pas ndeshjes së Madridit, Barça përballet me Real Sociedadin në La Liga më katër nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat