Sancho si CR7, sekretet e prishjes me Ten Hag

Futboll

Sancho si CR7, sekretet e prishjes me Ten Hag

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 16:58
Sancho

Çështja në lidhje me Jadon Sancho në Angli është në qendër të vëmendjes. Sulmuesi është jashtë skuadrës së Manchester United pas përçarjes së brendshme mes tij dhe trajnerit Erik Ten Hag.

Një artikull i gjatë dhe i thelluar nga The Athletic përmbledh në mënyrë efektive momentin e komplikuar që Sancho po përjeton në Old Trafford, duke pritur për të kuptuar se çfarë do të bëhet me të në janar, me klube të shumta (përfshirë Juventusin) që duken të interesuar.

Ishte një moment në të cilin mundësia për t’i bashkuar palët dukej e mundur: të hënën më 11 shtator, gjatë pushimit, trajneri thirri Sancho-n për një video seancë në të cilën ai shpjegoi boshllëqet e theksuara, veçanërisht në lidhje me kontributin në fazën e lojës pa top.

Sancho nuk ishte dakord me vizionin e trajnerit të tij, i cili megjithatë shpjegoi se niveli i anglezit nuk kishte përmbushur standardet e kërkuara nga klubi, as në stërvitje.

Në atë moment futbollisti u shpreh përmes rrjeteve të tij sociale, duke harruar (pas fshirjes së postimit) të kërkojë falje. Dhe të mendosh se Ten Hag do të kishte dashur edhe një falje personalisht…

Që nga ai moment Sancho filloi stërvitjen ose i veçuar ose së me ekipin e të rinjve.

Dhe ai nuk pranohet as në ambientet e ekipit të parë: makina duhet të parkohet në ambientet e të rinjve, ashtu siç duhet të mbyllet i vetëm në dhomat e zhveshjes së akademisë për të mos rënë në kontakt me lojtarët e rinj.

Dhe jo vetëm kaq: atij i ndalohet të përdorë edhe mensën. Ushqimi i sillet në një shportë matanë rrugës nga qendra sportive e Carrington-it.

Nga ana e tij, megjithatë, Sancho nuk duket i gatshëm të tërhiqet, i bindur se nuk ishte i vetmi që kishte një paraqitje zhgënjyese në stërvitje.

Dhe pas kaosit të Cristiano Ronaldos, ka një tjetër situatë shpërthyese për t’u menaxhuar për Ten Hag, por edhe pjesërisht e krijuar prej tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat