Çaka në ndeshjen kryesore

Futboll

Çaka në ndeshjen kryesore

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 17:11
Çaka në mes

Xhiro e 11-të në Albi Mall Superligë do të zhvillohet në fundjavë me dy ndeshje që janë në program ditën e shtunë dhe tre të tjera të dielën.

FFK tanimë ka bërë delegimin e gjyqtarëve për këtë xhiro, ku Bardh Ajeti do ta gjykoj sfidën Prishtina – Gjilani ditën e shtunë.

Fushë Kosova pret Malishevën në Lipjan, derisa kjo ndeshje do të gjykohet nga Vigan Iberdemaj.

Dukagjini – Llapi është kryendeshja e kësaj jave ku drejtësinë do ta ndajë Dardan Çaka.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani luan në udhëtim te Feronikeli derisa gjyqtar kryesor është Ilir Mehmeti.

Drita para tifozëve të vet pret Lirinë në një sfidë që do të gjykohet nga Alban Shala..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat