Ademi priti talentin Leart Binaku 

Futboll

Ademi priti talentin Leart Binaku 

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 17:13
Agim Ademi e Leart Binaku 

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur sot në zyrën e tij futbollistin Leart Binaku bashkë me prindin e tij, në një takim miqësor. Learti është futbollist nga Kosova, i cili aktualisht luan për R.F.C Searing në kategorinë U19 në Belgjikë.

Ai është një talent i shquar, i cili po i tregon aftësitë e tij në futbollin belg. Po ashtu, Learti ka shfaqur një përkushtim të thellë ndaj Kombëtares së Kosovës.

Ai pati mundësinë të luante për Kosovën në një ndeshje miqësore të kategorisë U19 në shtator kundër Lihtenshteinit, teksa ka shprehur dëshirën për të përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës edhe në të ardhmen, dhe kjo është në përputhje me planet e përzgjedhësit të Kombëtares U19, Adil Maliqi për vitin 2024.

Në përfundim të takimit, presidenti Ademi i dhuroi Leart Binakut fanellën e Kombëtares së Kosovës, duke i uruar suksese të vazhdueshme në karrierë dhe kësisoj të kontribuojë edhe në fanellë dardane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat