Sacchi kritikon Inzaghin

Futboll

Sacchi kritikon Inzaghin

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 17:24
Sacchi e Inzaghi

Interi triumfoi 2-1 ndaj Salzburgut të martën në mbrëmje, falë golave ​​të Sanchez dhe Calhanoglu, duke kaluar në krye të grupit të Champions League me pikë të barabarta me Real Sociedad.

Loja gjithsesi nuk është ende në nivelet e duhura, pasi skuadra italiane do të vuante jo pak. Ish-trajneri i njohur Arrigo Sacchi ka kritikuar trajnerin Inzaghi.

“Interi luajti kundër Salzburgut kryesisht i përbërë nga adoleshentë të lindur në vitet 2000, megjithatë vuajti dhe, me shumë mundësi, do të vuajnë edhe në ndeshjen e kthimit në Austri.

Zikaltrit kanë lojtarë të mirë, cilësi teknike dhe atletike, kanë shumë eksperiencë, megjithatë luajnë futboll mjaft të vjetër.

Kanë potencial të konsiderueshëm, këtë mund ta shohin të gjithë, por shpesh ngatërrohen me veten.

Për shembull, presingu i tyre nuk ekziston. Sapo mbaron aksioni, të gjithë kthehen dhe grumbullohen në mbrojtje.

Është logjike që duke e bërë këtë, ta ktheni keni kundërshtarin te porta juaj. Fatkeqësisht, Interi ende luan futboll që nuk është i kompletuar, nuk është i standardeve evropiane”, deklaroi Sacchi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat