Deliallisi sfidon Laçin

Futboll

Deliallisi sfidon Laçin

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 17:38
Deliallisi

Humbja ndaj Partizanit duhet të harrohet shpejt, sepse për Erzenin vjen një tjetër sfidë delikate, ajo ndaj Lacit.

Përballja e javës së dhjetë do të luhet në “Arenën e Demave” në Tiranë, në një sfidë ku askush nuk dëshiron të gabojë.

Në lidhje me këtë përballje ka folur, trajneri i Erzenit Alfred Deliallisi. “Do të futemi në fushë për të dhënë gjithçka që kemi. Jemi të përgatitur për këtë duel dhe do të futemi në fushë që të marrim maksimumin e pikëve”, tha Deliallisi.  

Mes kartonave dhe dëmtimeve, Deliallisi do të duhet të improvizojë disi pasi në këtë përballje ka disa mungesa.

Megjithatë për teknikun, fryma e grupit është ajo cka duhet në këtë 90 minutësh. “Do të kemi disa mungesa për shkak kartonësh dhe dëmtimesh fizike, por në momentin që do të kemi një formacion atëherë them se pikët e dobëta do të veniten pasi besoj shumë në forcën e grupit”, nënvizoi tekniku.

Prej kohësh Deliallisi ka kërkuar në skuadër një sulmues me eksperiencë për të nxjerrë nga telashet skuadrën kur është në momentet më të këqija.

Për trajnerin është ende për të folur për merkaton, pasi aktualisht është i përqëndruar në grupin që ka në përbërje. “Nuk mund të flasim për të ardhmen pasi kemi ende ndeshje përpara se të startojë merkato e dimrit.

Unë mund të flas vetëm për lojtarët, të cilët stërviten me mua dhe nuk mund të jap një opionion për futbollistë, të cilët nuk i kam nën urdhëra”, përfundoi Deliallisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat