Kampioni i Kosovës i humbi rastet, kazakët festojnë në Prishtinë

Futboll

Kampioni i Kosovës i humbi rastet, kazakët festojnë në Prishtinë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 tetor 2023 Në ora: 18:13 Përditësuar në ora: 20:37 më 26.10.2023
Pamje nga ndeshja

Ballkani zhgënjeu

Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës zhgënjen me rezultat, duke pësuar humbje me 2:1 nga Astana e Kazakistanit.

Mysafirët importuan pikët e para e të plota në kuadër të xhiros së tretë, ndërsa therandas me gjithë lojën e mirë, nuk arritën të paktën të ndalin një pikë.

Ballkani – Astana 1:2

Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Shikues:7.000. 
Gjyqtarë: Vassilis Fotias, Andreas Meintanas dhe Konstantinos Psarris (Greqia).
Shënues: Kuç (9') - Hovhannisyan (8'), Beysebekov (23').
Kartona të verdhë: Dellova, Hamidi - Amanoviq, Ebong. Beysebekov.
Ballkani: Koliç, Ar. Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi (Manaj 88'), Limaj (Tolaj 38'), Kuç, Zyba, Gripshi, Berisha (Hamidi 70')  dhe Kryeziu.
Astana: Condric, Beysebekov, Marochkin, Amanoviq, Hovhannisyan, Jovançiq (Haroyan 90+2'), Kuat (Llonçar 75'), Dosmagambetov, Ourega (Tomasov 75'), Ebong dhe Darboe (Aymbetov 82').

Rreth 7 mijë shikues ishin të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të cilët dolën të zhgënjyer me humbjen e Ballkanit.

Therandasit patën disa raste të mira por pa finalizim, ndërsa kazakët i shfrytëzuan ato që i patën dhe importuan tre pikë të mëdha.

Grupi C
1. Plzen    2    2    0    0    3:1    6
2. Dinamo (ZG)    2    1    0    1    5:3    3
3. Ballkani    3    1    0    2    3:3    3
4. Astana    3    1    0    2    4:8    3

Për Ballkanin është humbja e dytë pas asaj humbjes 1:0 nga Plzeni dhe ka një fitore me rezultat 2:0 ndaj Dinamos së Zagrebit, ndërsa Astana shijoi fitoren e parë pas dy humbjeve në kuadër të Grupit C të Conference League. 

Në minutën e 8-të, stadiumi në heshtje. Futbollisti Kamo Hovhannisyan nga rreth 9-10 metra shfrytëzoi reagimin e dobët të mbrojtjes së kampionit të Kosovës, duke shënuar për 0:1.

Nuk ka zgjatur më shumë se një minutë festa e mysafirëve (9’),  Edvin Kuç barazoi me kokë pas harkimit të bukur të Kryeziut.

Në minutën e 23-të,  Abzal Beysebekov shënon me kokë nga afërsia për 1:2 pas krosimit nga rivënia e këndit e futbollistit Dosmagambetov.

Në minutën e 45+3, Kryeziu harkoi dhe Nazmi Gripshi me kokë por për fat të keq të tij topi shkoi jashtë shtyllës së majtë.

Në minutën e 60-të, Albin Berisha dështoi nga pozita ideale, nga afërsia në vend të portës godet me top në trup portierin.  

Në minutën e 89-të Tolaj harkoi e Arb Manaj nga afërsia me kokë çuditërisht gjuan mi portë.

Ballkani pësoi humbje e kazakët festojnë në kryeqytetin e Kosovës.

Ballkani pësoi humbje

(E plotësuar) – Në minutën e 89-të Tolaj harkoi e Arb Manaj nga afërsia me kokë çuditërisht gjuan mi portë.

87' Ballkani pak shpresa.

Ballkani – Astana 1:2

Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Shikues:7.000. 
Gjyqtarë: Vassilis Fotias, Andreas Meintanas dhe Konstantinos Psarris (Greqia).
Shënues: Kuç (9') - Hovhannisyan (8'), Beysebekov (23').

Kartona të verdhë: Dellova, Hamidi - Amanoviq, Ebong
Ballkani: Koliç, Ar. Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi (Manaj 88'), Limaj (Tolaj 38'), Kuç, Zyba, Gripshi, Berisha (Hamidi 70')  dhe Kryeziu.
Astana: Condric, Beysebekov, Marochkin, Amanoviq, Hovhannisyan, Jovançiq (Haroyan 90+2'), Kuat (Llonçar 75'), Dosmagambetov, Ourega (Tomasov 75'), Ebong dhe Darboe (Aymbetov 82').

81' Hamidi ndëshkohet me karton të verdhë.

79' Ndeshja po shkon drejt fundit.76' Astana e ruan epërsinë.

70' Hamidi futet në lojë.

67' Ballkani po lufton me mish e më shpirt.

60' Berisha dështon nga pozita ideale, nga afërsia në vend të portës godet me top në trup portierin.  

53' Kryeziu kërcënon portën e rivalit.50' Ballkani në presion.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45+3, Kryeziu harkoi dhe Gripshi me kokë por për fat të keq të tij topi shkoi jashtë shtyllës së majtë.

45' Lojë me ritëm.

40' Ballkani po sulmon.37' Ballkani kërkon golin e barazimit.

33' Ballkani në presion.

27' Astana e rrezikshme.

23' Astana në epërsi, Abzal Beysebekov shënon me kokë nga afërsia për 1:2 pas krosiimit nga rivënia e këndit.  

18' Ndeshje me rivalitet.

14' Lojë e fortë.9' Edvin Kuç barazoi me kokë pas harkimit të bukur të Kryeziut.

8' Kamo Hovhannisyan nga rreth 9-10 metra shfrytëzoi reagimin e dobët të mbrojtjes dhe shënoi për 0:1.

Ballkani - Astana 1:1

3' Ndeshje mesatare.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati

Ballkani, kampion i Kosovës, synon fitore në duel me Astanën e Kazakistanit, në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit C të Conference League në futboll.

Ademi priti talentin Leart Binaku 

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur sot në zyrën e tij futbollistin Leart Binaku bashkë me prindin e tij, në një takim miqësor. Learti është futbollist nga Kosova, i cili aktualisht luan për R.F.C Searing në kategorinë U19 në Belgjikë.

Ai është një talent i shquar, i cili po i tregon aftësitë e tij në futbollin belg. Po ashtu, Learti ka shfaqur një përkushtim të thellë ndaj Kombëtares së Kosovës.

Ai pati mundësinë të luante për Kosovën në një ndeshje miqësore të kategorisë U19 në shtator kundër Lihtenshteinit, teksa ka shprehur dëshirën për të përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës edhe në të ardhmen, dhe kjo është në përputhje me planet e përzgjedhësit të Kombëtares U19, Adil Maliqi për vitin 2024.

Në përfundim të takimit, presidenti Ademi i dhuroi Leart Binakut fanellën e Kombëtares së Kosovës, duke i uruar suksese të vazhdueshme në karrierë dhe kësisoj të kontribuojë edhe në fanellë dardane.

Ballkani kërkon 3 pikë të tjera sot në Conference League

Ballkani sot do të luajë një tjetër ndeshje të rëndësishme në Conference League, kundër FC Astana dhe që do të nisë në orën 18:45.

Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”,me skuadrën nga Theranda që cilësohet si favoritë në letër.

Kampionët e Kosovë arritën një fitore historike 2-0 ndaj Dinamo Zagreb. 

Viktoria Plzen mban kreun e Grupit C me 6 pikë, të ndjekur nga Ballkani dhe Dinamo Zagreb me 3, ndërkohë që Astana nuk ka asnjë pikë.

Kjo është një mundësi e mirë për Ballkanin që të arkëtojë pikët e plota, për të shkuar në kuotën e gjashtë pikëve.

Ballkani - Astana, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Ballkani-Astana, e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Ballkani do ta kërkojë sonte fitoren e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kampioni kosovar vjen nga fitorja e madhe dhe historike ndaj Dinamo Zagrebit, ndërsa të njëjtën gjë synon ta bëjë edhe sonte.

Ekipi Portokalli do ta mirëpresë skuadrën nga Kazakistani, FC Astana, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C të kësaj gare.

Ballkani gati për sfidën e madhe

Ballkani, kampion i Kosovës, synon fitore në duel me Astanën e Kazakistanit, në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit C të Conference League në futboll.

Ballkani ka një fitore e një humbje dhe Astana dy humbje deri me tash në grup.

Ballkani – Astana

Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Shikues: 
Gjyqtarë: Vassilis Fotias, Andreas Meintanas dhe Konstantinos Psarris (Greqia).

Ballkani: Koliç, Ar. Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi, Limaj, Kuç, Zyba, Gripshi, Berisha dhe Kryeziu.
Astana: Condric, Beysebekov, Marochkin, Amanoviq, Hovhannisyan, Jovançiq, Kuat, Dosmagambetov, Ourega, Ebong dhe Darboe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat