Rrëfimi i ish-it të Manchester United

Futboll

Rrëfimi i ish-it të Manchester United

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 10:35
Darron Gibson

Darron Gibson, ish-lojtar i Manchester United dhe Evertonit, tregon se pas përfundimit të karrierës së tij kaloi një fazë të varësisë totale nga pilulat e gjumit.

“Në atë moment as që punoja. Shikoj fotografitë e asaj kohe dhe shoh që ishte gri. Nëse do të kishte vazhduar, do të kisha vdekur.

Unë merrja 12 deri në 14 pilula gjumi çdo ditë”, tregon ai për uebsajtin “The 42”.

Trupi dha alarmin, Gibson pati një konvulsion që e detyroi të shtrohej në spital.

Rrëfimi i ish-it të Manchester United

I stërvitur në radhët e Manchester United, Darron Gibson ishte kampion i Anglisë dhe fitues i dy Kupave të Ligës.

Ai u huazua tek Antwerpi dhe Wolverhamptoni.

Në vitin 2012 u largua për në Evertoni, ku kaloi pesë vjet, dhe më pas kaloi kohë në Sunderlandi, Wigani dhe Salford City, ku përfundoi karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat