Roma shkëlqen në Europë, por Mourinhon “e tremb” përballja me Interin

Futboll

Roma shkëlqen në Europë, por Mourinhon “e tremb” përballja me Interin

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 10:39
Mourinho

Roma vazhdon ecurinë pozitive në grupet e Europa League, ku ditën e djeshme mposhti pastër 2-0 ekipin e Sllava Pragës.

Megjithatë, asaj që trajneri Mourinho i trembet, është pikërisht sfida ndaj Interit në fundjavë në stadiumin “San Siro”.

Të dielën luajnë dy skuadra të ndryshme. Inter ka dy ekipe, për më tepër që kanë pasur kohë për të pushuar, e sigurt që ata kanë më shumë benzinë, ndërsa ne më shumë vështirësi.

Doja edhe unë të kisha bërë ndonjë ndryshim, por kisha në dispozicion vetëm lojtarë nga sektori i të rinjve.

Lukaku? Ai duhet të pushojë, të dielën duhet të zhvillojë një ndeshje të madhe kundër një super ekipi”, është shprehur Jose Mourinho, trajneri i Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat