Sa pagoi Interi për kartonin e francezit?

Futboll

Sa pagoi Interi për kartonin e francezit?

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 10:52
Thuram

Thuram nuk erdhi falas, ja sa pagoi Interi për kartonin e francezit

Në mbledhjen vjetore të Asamblesë së Aksionarëve të Interit, janë miratuar edhe bilancet për sezonin sportiv 2022-2023, teksa janë zbuluar edhe shifrat e disa transferimeve të zikaltërve.

Kështu Marcus Thuram, që teorikisht erdhi me parametra zero te milanezët, pasi i përfundoi kontrata me Borussia Monchengladbach, u ka kushtuar arkave të klubit plot 8 milionë euro.

Këto para kanë shkuar për sulmuesin francez dhe agjentët e tij si bonus për të zgjedhur të firmosë me Interin, që gjithashtu i ka ofruar edhe një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon.

Megjithatë askush në kampin zikaltër nuk duket të jetë penduar për këtë investim, pasi francezi po bind gjithnjë e më shumë me paraqitjet e tij, duke shënuar 3 gola dhe dhënë 5 asiste në 9 ndeshje në kampionat dhe shënuar një gol në tre ndeshje në Champions League.

Gjithashtu vlen të theksohet se edhe për mbrojtësin Francesco Acerbi, Interi është detyruar të paguajë 4 milionë euro në arkat e Lazios, si pasojë e marrëveshjes së huazimit me të drejtë blerjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat