Chelsea do të tentojë transferimin e Gavit

Futboll

Chelsea do të tentojë transferimin e Gavit

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 11:09
Gavi

Sipas raportimeve në Spanjë, gjigantët katalanas kanë nevojë për një shitje me para të mëdha për ta rikthyer veten sërish në një pozicion ekonomikisht të qëndrueshëm.

Gazeta Sport shkruan se mesfushorët Gavi dhe Pedri janë në krye të listës për t’u shitur pasi kanë marrë “më së shumti oferta”.

Gazeta e ka emëruar Chelsean si një nga klubet që ka shfaqur interes për 19-vjeçarin Gavi, i cili besohet të ketë një çmim prej 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Kampionët spanjollë hezitojnë të lënë një nga yjet e rinj më të rëndësishëm të largohet për në Premier League, por me libra për të balancuar nuk mund të mbetet pa zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat