Shkarkohet legjenda e Liverpoolit

Futboll

Shkarkohet legjenda e Liverpoolit

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 11:45
Robbie Fowler

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Robbie Fowler u transferua gjatë verës në Arabinë Saudite, teksa firmosi për një vit me Al-Qadisiya.

Pavarësisht se nuk regjistroi asnjë humbje me skuadrën arabe dhe javën e kaluar u shpall trajneri më i mirë i muajit, Fowler është shkarkuar nga detyra!

Edhe pse Al-Qadisiya renditet në vendin e dytë në divizionin e dytë të futbollit saudite me një pikë larg kreut që mbahet nga Al Orubah.

“Klubi vlerëson përpjekjet dhe profesionalizmin e trajnerit dhe i uron suksese në karrierën e tij profesionale”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit.

Fowler kaloi vitet më të bukura të karrierës si futbollist të Liverpooli. Ai mban vendin e tetë në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e Premier League (163 gola).

Gjatë karrierës së tij, Fowler veshi 26 herë fanellën e kombëtares angleze, duke shënuar në total 7 gola.

Ndërkohë që si trajner ka punuar më parë në Tajlandë, Australi dhe Indi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat