Baseli në krizë të rezultateve! Xhaka: Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë

Futboll

Baseli në krizë të rezultateve! Xhaka: Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë

Nga: K. Goca Më: 27 tetor 2023 Në ora: 11:57
Taulant Xhaka

Baseli është në krizë të rezultate duke u fundosur në renditje (i 12-ti) të Kampionatit të Zvicrës, me 5 pikë nga 10 ndeshje të zhvilluara (1 fitore, 2 barazime e 7 humbje).

As laiku më i madh nuk e ka pritur që Baseli të bie në këtë pozitë veçmas në javën e 11-të të kampionatit zviceran.

Mediumi zviceran “Blick” e pyet Taulant Xhakën: A është FC Baseli kandidat për rënie nga liga?

“Për momentin jemi sepse jemi të fundit. 

Por distancat mes ekipeve janë të ngushta. 

Jam i bindur se do të dalim nga aty. 

Mënyra më e mirë është për të filluar me një fitore në Lozanë të dielën.

Unë kam përjetuar shumë me Baselin, por nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë”, tha mes të tjera Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat