Në stadium me fanellën kundër arbitrit Taylor

Futboll

Në stadium me fanellën kundër arbitrit Taylor

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 13:48
Kundër arbitrit Taylor

Në stadium me fanellën kundër arbitrit Taylor!

Roma nuk harron. Arbitrimin e kryesorit anglez në finalen e “Europa League”, sezonin e kaluar, nuk e harron kurrsesi José Mourinhon, por as tifozët verdhekuq.

Kështu shpjegohet bluza që ka veshur një tifoz me rastin e ndeshjes Roma-Monza, ku është stampuar fotoja e Taylor.

Arbitri anglez, i cili me vendimet e tij penalizoi Romën në finalen e “Europa League” në Budapest, vazhdon të keqdrejtojë në të gjithë Evropën dhe kështu shton hidhërimin e verdhekuqve për atë natë hungareze që askush nuk do ta harrojë.

As ky tifoz me fanellën anti-Taylor, që u bë menjëher “viral”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat