Kryetrajneri i Dritës: Nesër e kemi një ndeshje të vështirë dhe e rrezikshme 

Futboll

Kryetrajneri i Dritës: Nesër e kemi një ndeshje të vështirë dhe e rrezikshme 

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 20:42
Akis Vavalis

Të dielën klubi i Dritës së Gjilanit do të zhvillojë ndeshjen e javës së 11-të ndaj KF Liria.

Para kësaj ndeshje trajneri i Dritës, Akis Vavalis tha se e bukura e kësaj ndeshje është se do të luajmë para tifozëve tanë në stadium, ndonëse është një ndeshje e vështirë.

"Nesër e kemi një ndeshje të vështirë dhe e rrezikshme kundër Lirisë. Pavarësisht pozitës së tyre momentale në tabelë janë një ekip shume i mirë me lojtarë shume cilësorë dhe meritojnë gjendje më të mirë tabelare.

Për ne do të jetë një ndeshje ndryshe nga të tjerat, sepse duhet të dominohet nga ne dhe në fund të marrim atë qëkërkojmë.

Jemi përgatitur, kemi analizuar kundërshtarin, përparësitë dhe mangësitë e tyre dhe gjatë kësaj periudhe kemi punuar në atë aspekt dhe shpresoj të marrim rezultat maksimal", theksoi Vavalis.

Ndërkaq, kryetrajneri Akis Vavalis tregon çelësin e suksesit të Dritës, nëse vazhdohet me përkushtim dhe punë.

"Për ne është e rëndësishme të kemi agresivitetin, pasionin gjatë gjithë ndeshjes siç i kishim ndeshjet e kaluara. Mund të them që çelësi i rezultatit pozitiv do të jetë të shënojmë sa më herët që ta largojmë stresin apo presionin nga ne.

Jam shumë i kënaqur me lojtarët sepse kanë punuar shumë gjatë javës dhe shpresoj të vazhdojmë me të njejtin ritëm", ka potencuar Vavalis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat