Besir Iseni është përforcimi më i ri i Dukagjinit

Futboll

Besir Iseni është përforcimi më i ri i Dukagjinit

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 23:37
Besir Iseni

Dukagjinit ka njoftuar se qendërmbrojtësi Besir Iseni tanimë është pjesë e ekipit klinas.

Iseni është bashkuar me klubin e Dukagjinit nga skuadra e Tiranës, me të cilën është paraqitur në 18-të ndeshje, ndërsa më parë ishte pjesë e Strugës ku kishte shënuar një gol në UEFA Conference League.

"Besir Iseni bashkohet me Dukagjinin!

Qendërmbrojtësi Besir Iseni është bashkuar me klubin e Dukagjinit nga skuadra e Tiranës, me të cilën është paraqitur në tetëmbëdhjetë ndeshje, ndërsa më parë ishte pjesë e Strugës, duke luajtur me këtë skuadër edhe në UEFA Conference League, ku kishte arritur të realizojë një herë.

Iseni mund të luajë edhe në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë", njofton FC Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat