Pioli jep lajmin e keq

Futboll

Pioli jep lajmin e keq

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 23:51
Stefano Pioli

Pioli: Me Calabrian jemi sqaruar, duhet të zgjidhim problemin e golave

Trajneri i Milan, Stefano Pioli ka dhënë një lajm të keq për tifozët “kuqezi” në prag të ndeshjes ndaj Napolit, që luhet këtë të djelë në orën 20:45.

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes Napoli-Milan, që për publikun shqiptar do transmetohet në SuperSport/Digitalb, Pioli zbuloi se për këtë sfidë do të duhet të luajnë pa Loftus-Cheek.

“Loftus-Cheek është i rëndësishëm për fizikun dhe cilësitë e tij, por edhe pa të mund të jemi efektivë. Ai pothuajse e ka kaluar dëmtimi, por tani po kalon një inflamacion.

Ai po përmirësohet çdo ditë, por i mungon hapi i fundit për t’u rikthyer. Mund të kthehet në ndeshjen e radhës, por nesër nuk do të jetë në gjendje të luajë”-tha Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat