Altobelli: Lukaku? Nga shtëpia do protestoj edhe unë

Futboll

Altobelli: Lukaku? Nga shtëpia do protestoj edhe unë

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 14:13
Altobelli

Alessandro Altobelli nuk do jetë në San Siro, por do e ndjekë ndeshjen e shumëpritur nga shtëpia

Alessandro Altobelli nuk do të jetë në San Siro, por do të ndjekë ndeshjen e shumëpritur mes Interit të tij dhe Romës në ditën e kthimit të Lukakut.

“Epo, ne ishim mësuar të mendonim si çift: LuLa ishte shkatërrues, një çift i jashtëzakonshëm që lejoi Interin të fitonte një titull dhe të luante në finalet e Europa League dhe Champions League”.

“Njëri luante për tjetrin, ata dinin mirë të ndajnë hapësirat dhe lavdinë.

Epo ndërkohë nuk e prisja absolutisht lamtumirën. Isha shumë i zhgënjyer. Edhe unë do të protestoja nga shtëpia.

Por, a jeni të sigurtë që do të luajë? Mourinho nuk do e lërë jashtë për të shmangur një pasdite të komplikuar?”, tha ai për Gazzetta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat