Daja: Planet po shkojnë mirë në të dyja garat

Futboll

Daja: Planet po shkojnë mirë në të dyja garat

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 16:18
Daja

Trajneri Ilir Daja është shprehur i lumtur me fitoren e Ballkanit kundër Feronikelit. Për Dajën të fitosh një ndeshje pas përballjes në Evropë, është gjë e mirë.

“Pjesa e parë jo e mirë vjen nga energjia e konsumuar me Astanan. Në Evropë ka tjetër ritëm dhe të merr shumë energji.

Na vjen mirë që luajtëm në një fushë si kjo, sepse është ndryshe të luash në fushë me terren natyral.

Feronikeli kishte rastet për të na vështirësuar ndeshjen.

Kemi reaguar mirë me ndryshimet që bëmë në pjesën e dytë, disa prej tyre janë lojtarë të formacionit bazë. Pas ndeshjes së vështirë në Evropë, të fitosh në këtë stadium është gjë e mirë.

Na mbetet të vazhdojmë me këtë ecuri sepse planet po shkojnë mirë në të dyja garat”, ka thënë trajneri i Ballkanit, Ilir Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat