Shkëlqeu me dy asistime, Zhegrova vjen me një falënderim

Futboll

Shkëlqeu me dy asistime, Zhegrova vjen me një falënderim

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 08:47
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova shkëlqeu në fundjavë me Lillen ne fitoren 2:0 ndaj Monacos.

Ylli shqiptar i dhuroi dy asistime në golat e Cavaliero e Diakite për ta ndihmuar ekipin e tij t’i fitojë tri pikët e radhës.

E pas lojës, e vlefshme për xhiron e 10-të të Ligue 1, anësori ofanziv e bëri një postim në rrjetet sociale, duke e shprehur gëzimin e tij për fitoren.

“Një tjetër fitore, +2 asistime. Punë e madhe e ekipit. Falënderim për krejt tifozët, ju jeni të mrekullueshëm”, ka shkruar Zhegrova në Instagram.

Lille aktualisht është në vendin e katërt në tabelë me 18 pikë, katër më pak se lideri Nice.

Image
Postimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat