Milani humb dy mbrojtës

Futboll

Milani humb dy mbrojtës

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 11:27
Logo e Milanit

Milani mori një barazim spektakolar 2-2 në transfertën ndaj Napolit mbrëmjen e të dielës, por kostoja e paguar nga “kuqezinjtë” ka qenë vërtetë e lartë.

Kjo pasi tre nga 5 zëvendësimet e kryera nga Pioli, ishin të detyruara, me Kalulun, Pulishiç dhe Pelegrinon që lanë fushën e lojës për shkak të dëmtimëve.

Pas kryerjes së ekzaminimeve të detajuara, tekniku kuqzi ka marrë lajmet e mira nga sulmuesi amerikan, që ka pasur një lodhje të lehtë muskulore dhe mund tërikthehet në fushë që në fundjavë në kampionat.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për dy mbrojtësit, teksa Pellegrino do të mungojë disa javë, ndërsa situata e Kalulu paraqitet akoma më e rëndë. Mbrojtësi francez ka dëmtuar tendinën dhe në ditët e ardhshme do të vlerësohet edhe një ndërhyrje kirurgjikale, e cila nëse nuk shmanget, do ta mbajë largu fushave për të paktën 4 muaj.

Në këtë situatë, Milani e sheh veten në vështirësi në prapavijë, aty ku pësoi dëmtim para ndeshjes me Napolin edhe veterani danez Kjaer, teksa të gatshëm janë vetëm dy titullarët Tiav dhe Tomori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat