“Marca”: Nuk e meritoi, por e fitoi “Topin e Artë”

Futboll

“Marca”: Nuk e meritoi, por e fitoi “Topin e Artë”

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 12:09
Messi

Prestigjiozja sportive spanjolle “Marca” nuk pajtohet me fitimin e “Topit të Artë” të vitit 2023 nga Lionel Messi. Ja komenti i saj:

“Gjithçka ishte shumë argjentinase. Në ditëlindjen e Diego Armando Maradonës, një frazë ikonike e shqiptuar nga Alfredo Di Stefano përmbledh të tetin “Top të Artë” që Leo Messi ka shtuar tashmë në kabinetin e tij: Nuk e meritoi, por e fitoi.

Çmimi individual për përsosmëri në futbollin botëror shkaktoi edhe një herë polemika të mëdha në kategorinë e meshkujve, sepse kategoria e femrave nuk krijon asnjë lloj dyshimi. Aitana Bonmatí meritoi gjithçka, sepse fitoi titullin e La Liga-s, Champions-in dhe Kupën e Botës. Asgjë për t’u kundërshtuar, gjithçka për t’u festuar dhe qenë krenare.

Por ajo që ndodh me Messin duket se thumbon dikë. Viti i tij në Paris ishte shumë i matur. Kjo është e padiskutueshme. Botërori i tij ishte i mrekullueshëm, sepse 7 penalltitë, meqë ra fjala, duhej të shënoheshin.

Por kjo nuk e fsheh që edhe vetë Leo, me sportivitetin dhe sinqeritetin e tij karakteristik, e kuptoi se Kylian Mbappé është padyshim lojtari i momentit dhe se Haaland, me golat dhe titujt e tij me Manchester City, ndoshta meritonte diçka më shumë. Më shumë se 50 gola dhe tripletë historike trofesh janë shumë për një vit të jashtëzakonshëm sportiv.

Mbrëmë, legjenda argjentinase u zgjodh sërish më i miri, në fund të karrierës së tij. Ky trofe ishte si “qershia mbi tortë” për dike, me siguri futbollist i papërsëritshëm, i cili tani e tutje ia dorëzon skeptrin një brezi të ri futbollistësh, mes të cilëve është edhe Bellingham, çmimi i të cilit për lojtarin më të mirë të ri nuk mund të vihet në dyshim gjithashtu.

Gjithçka duhet thënë, duke marrë parasysh se ajo që po shohim prej tij në Madrid as nuk llogaritet dhe as ka të bëjë me çfarë dha në Dortmund, ku mungoi për shkak të dëmtimit në pjesën e fundit të sezonit të kaluar dhe nuk fitoi asnjë titull, siç ndodhi me disa konkurrentë. Me pak fjalë, shumë demagogji, shumë “votime të lehta” dhe një mbyllje mëse e mirë për Messin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat