Ndëshkimi i pazakontë i Ten Hag për lojtarët

Futboll

Ndëshkimi i pazakontë i Ten Hag për lojtarët

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 12:45
Ten Hag

Humbja e derbit në shtëpi ndaj Mançester Sitit nuk është pritur mirë në “Old Trafford”.

Trajneri i Junajtid, Erik Ten Hag, pas ndeshjes ka qenë i zhgënjyer nga paraqitja e të tijve dhe sapo ekipi ka hyrë në dhomat e zhveshjes ai ka gjetur një mënyrë të pazakontë ndëshkimi,  poshtërim psikologjik, për lojtarët e tij.

Trajneri i Mançester Junajtid ishte i tërbuar për mënyrën se si skuadra e tij u shpërbë në pjesën e dytë.

Tabloidi “The Sun” ka zbuluar veprimin e pazakontë të trajnerit holandez ndaj “Djajve të Kuq”. Ten Hag i detyroi lojtarët e tij të uleshin të qetë dhe të dëgjonin lojtarët e Mançester Sitit që festonin fitoren në anën tjetër të tunelit të stadiumit.

Holandezi gjithashtu donte që lojtarët e tij të dëgjonin thirrjet tallëse të mysafirëve,  Ai gjithashtu donte që ata të dëgjonin tifozët jashtë që ende përshëndesin heronjtë e tyre pasi e kishin mposhtur plotësisht Junajtin.

Holandezi kishte planifikuar t’u jepte lojtarëve të tij një ditë pushimi nëse ata do të kishin mundur kampionët e Premier Ligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat