Wenger kritikon Artetën për rotacionin e portierëve

Futboll

Wenger kritikon Artetën për rotacionin e portierëve

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 12:50
Arteta e Wenger

Legjenda e Arsenalit, Arsene Wenger thotë se rotacioni i portierëve nga ana e Mikel Arteta-s nuk po funksionon.

Ish-trajneri i “Topçinjve” e vlerëson Aaron Ramsdale përpara David Raya.

“Personalisht, më pëlqen Ramsdale. Nëse do të isha në pozicionin e tij, nuk do të dorëzohesha”, tha Wenger për mediet britanike.

“Unë besoj se ai ka mundësinë të kthehet në ekip”, ka theksuar Wenger.

I pyetur nëse Ramsdale është superior ndaj Rayas, ai u përgjigj: “Nuk e di nëse është më i mirë. Thjesht mendoj se Ramsdale ka bërë pritje vendimtare në disa ndeshje të sezonit të kaluar.

Unë nuk besoj në rotacionin me portierët. Kjo nuk funksionon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat