Chelsea merr vendimin, largon lojtarin e padëshiruar

Futboll

Chelsea merr vendimin, largon lojtarin e padëshiruar

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 14:18
Pamje nga ambientet e Chelseat

Skuadra e Chelsea ka vendosur të largojë mbrojtësin Trevoh Chalobah.

Mësohet se 24-vjeçari anglez i është ofruar ekipit gjerman të Borussia Dortmund. Këtë sezon, Chalobah nuk ka luajtur asnjë ndeshje me blutë e Londrës këtë sezon.

Sipas “Bild 24”, pritet që marrëveshja të mbyllet së shpejti dhe transferimi të finalizohet në merkaton e janarit.

Edhe Chalobah e ka pranuar këtë transferim, ku shpreson të ndjekë gjurmët e patriotëve të tij Jadon Sancho e Jude Bellingham, që kanë shkëlqyer me skuadrën e Dortmund.

Chalobah nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pochettino, që ka dhënë miratimin e tij për largimin e mbrojtësit, që dikur ka qenë edhe pjesë e kombëtares U-21 të Anglisë. Në dy sezonet paraardhëse, lojtari koleksionoi 53 ndeshje e 4 gola me Chelsea. Kostoja e këtij transferimi pritet të jetë 15-20 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat