Kur Mensur Nexhipi çuditi në Sarajevë, Prishtinën e bëri me dhimbje koke

Futboll

Kur Mensur Nexhipi çuditi në Sarajevë, Prishtinën e bëri me dhimbje koke

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 31 tetor 2023 Në ora: 14:46
Mensur Nexhipi

Ballafaqimi mes Zhelezniçarit të Sarajevës dhe Prishtinës mbahet mend ende nga gjenerata e mesme dhe e vjetër, kur prishtinasit tre minuta pa përfunduar sfida nuk e realizuan penalltinë për të marrë një pikë nga stadiumi Gërbavica.

Zhelezniçari shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Prishtinës, në ndeshjet që u zhvillua me 17 prill të vitit 1988. 

Në minutën e 80-të Vuiçeviq goditi nga penalltia por e priti portieri i Prishtinës, Zoran Lemajiqi

Në minutën e 86-të, Dragan Lepinjica rrëzohet dhe penallti për Prishtinën 

Mensur Nexhpi në minutën e 87-të merr përsipër penalltinë por goditja e tij në këndin e majtë e priti portieri Shkërba.

Mensur Nexhipi çuditi në Sarajevë, Prishtinën e bëri me dhimbje koke

Për Zhelzniçarin shënuan Slishkoviq (20'); Shtiliq (76')  dhe për Prishtinën Lepiniica (67'). 

Pas javës së 24-të të Ligës së Parë ish Yu, Zhelezniçari renditej në vend të 10-të me 23 pikë e Prishtina në të 16-tin me 19.

Ne 17 prill, 1988

Zhelezniçari – Prishtina 2:1 
Stadiumi në Gërbavicë.
Shikues: 3.000.
Gjyqtarë: Jozo Mandiq (Zenica); Dragisha Komandiniq (Beograd) dhe Vasili Kirovski (Shkup). 
Për Zhlezniçarin shënuan Slishkoviq (20'); Shtiliq (76')  dhe për Prishtinën Lepiniica (67'). 
Kartona të verdhë: Stojanoviq - Llapashtica.
 Zhelezniçari: Shkërba 7, Kalana 7, Karamehmedoviq 6, Shtiliq 7, Iliq 7, Komshiq 6, Stojanoviq 5 (Nikoliq), Pavlloviq 7, MIhajlloviq 5 (Vuiçeviq 5); Bogdanoviq 6 dhe Slishkoviq 7.
Prishtina Zoran Lemajiq 8, Gani Llapashtica 7, Isa Sadriu 7, Fahredin Duraku 5, Goran Popuvac 7, Arbnor Morina 6, Boban Stankoviq 6, Abdyl Bellopoja 6 (Nebojsha Shqepanoviq); Dragan Lepinjica 6, Mensur Nexhipi 5 dhe Sadik Rrahmani 7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat