Inter Miami feston Topin e tetë të Artë të Messit

Futboll

Inter Miami feston Topin e tetë të Artë të Messit

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 19:00
Inter Miami

Pas një nate tjetër magjike të jetës së tij, Lionel Messi tashmë është kthyer në Florida. Kampioni argjentinas, i cili dje mori Topin e Artë 2023 në Paris (i teti i karrierës së tij të pabesueshme), fluturoi menjëherë drejt Shteteve të Bashkuara për të rifilluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Inter Miami, pa dyshim, e ka festuar suksesin e numrit 10, i cili u prit ngrohtësisht nga shokët e tij, stafi teknik dhe drejtuesit (kujtojmë që bashkëpronari David Beckham i dhuroi dje çmimin e lakmuar). 

Për të nderuar Messin, u krijua korridori i famshëm i futbollistëve dhe u bënë foto të shumta me një karton në formën e numrit 8, e gjitha në ar, me autografet e pjesëtarëve të skuadrës .

Shumë buzëqeshje, shtrëngime duarsh dhe përqafime për futbollistin më të mirë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat