Osijeku kualifikohet në Kupën e Kroacisë

Futboll

Osijeku kualifikohet në Kupën e Kroacisë

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 21:40
Osijeku

Kthimi i Zoran Zekiç te Osijek duket se pak nga pak po ndryshon fatin e këtij klubi që kishte nisur shumë keq sezonin.

Që kur i dha lamtumirën Partizanit për t’u kthyer në vendlindje, Osijek kishte fituar dy ndeshjet e fundit në kampionat, teksa sot i ka shtuar edhe kualifikimin në Kupën e Kroacisë, duke kaluar në çerekfinalet e turneut.

Osijek mundi me shifrat 1-0 Karlovac, një skuadër të kategorisë së tretë kroate, me një lojë që në fakt nuk ishte dominuese ashtu siç mund të mendohej.

Edhe goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 21-të të ndeshjes me penallti.

Megjithatë, kjo ishte një fitore historike, pasi rezulton se në të 6 takimet e mëparshme zyrtare mes ekipeve, Osijek kishte humbur 4 të tilla dhe barazuar 2 të tjerat.

Ndaj për Osijek, kjo ishte fitorja e parë historike ndaj Karlovac në historinë e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat