Broja, në dyshim paraqitja te kombëtarja e Shqipërisë

Futboll

Broja, në dyshim paraqitja te kombëtarja e Shqipërisë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 13:31
Chelsea

Armando Broja vazhdon rehabilitimin nga gjuri i irrituar që prej grumbullimit me Kombëtaren, teksa humb edhe ndeshjen e Kupës ndaj Blacburn.

Trajneri Maurisio Poketinjo e la pushim sërish sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë, duke mos rrezikuar dhe për t’i dhënë kohë të rikuperohet plotësisht.

Ndonëse Broja vijon rikuperimin dhe po stërvitet gradualisht, është sërish në dyshim për dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares së Shqipërisë, më 17 nëntor kundër Moldavisë dhe më 20 ndaj Ishujve Faroe.

Gjithsesi, situata e Brojës po ndiqet me kujdes, si nga stafi mjekësor i Çellsit, ashtu edhe nga stafi i kombëtares së Shqipërisë. E rëndësishme për Sylvinjon në këto momente është që Broja të rikuperohet plotësisht, në mënyrë që ta ketë në “Euro2024”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat