Neymar mund të operohet nesër, pritet të mungojë deri në një vit

Futboll

Neymar mund të operohet nesër, pritet të mungojë deri në një vit

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 14:05
Neymar

Ekzaminimet treguan se ai kishte këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe të mënikut, ndërsa sipas mediumit “Globoesporte”, ish-futbollisti i Santosit, Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit do të operohet nesër në Belo Horizonte.

Zgjedhja është bërë me kërkesë të lojtarit, i cili dëshiron të operohet nga mjeku i përfaqësueses braziliane, Rodrigo Lasmar.

Mungon vetëm leja e Al-Hilal, i cili e mban kartonin e lojtarit dhe planet e klubit nga Arabia Saudite ishin që lojtari të operohej në Paris.

Lasmar e kishte operuar Neymarin në vitin 2018, duke e korrektuar një thyeje të dorës së djathtë dhe ka bërë pjesë në ekipin që e kishte operuar lojtarin në muajin mars pas një lëndimi të pësuar në ligamentet e nyjës së këmbës.

Sipas mediumit brazilian, Neymar mund të mungojë 10 deri në 12 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat