Gjilani arkëton tre pikë të rëndësishme

Futboll

Gjilani arkëton tre pikë të rëndësishme

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 15:01
Pamje nga një ndeshje

Gjilani ka marrë tre pikë domethënëse në kuadër të javës së 12-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Skuadra e Gjilanit e ka mposhtur me rezultat 2:1 Feronikelin 74 nga Drenasi. Redon Ismajli në minutën e 45+1 dhe Nasko Miev në atë të 63-tën, shënuan për triumfin e vendasve.

Shillova ka shënuar në minutën e 88-të për mysafirët. Gjilani renditet në vend të gjashtë me 14 pikë e Feronikeli 74 në të 8-tin me 11 sosh.

Në javën e ardhshme, Gjilani sfidon Ballkanin dhe Feronikeli 74 e pret Malishevën..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat