Osmani: Do bëjmë vlerësim të lojtarëve

Futboll

Osmani: Do bëjmë vlerësim të lojtarëve

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 19:43
Osmani

Qatip Osmani debutoi sot në pankinën e Vllaznisë me një barazim 1-1 ndaj Erzenit. Padyshim një rezultat që ai shpresonte të ishte më i mirë, por e ka pranuar si real për atë që skuadrat dhanë në fushë.

“Sigurisht që të gjithë pritnim të paktën fitoren.

Sa i përket lojës, mendoj se shumë hapësira i lejuam kundërshtarit kur edhe rezultati e në lojë i mësuam me këto hapësira.

U munduam në pjesën e dytë që të freskojmë diçka me ndërrimet, por prapë nuk ia dolëm, kështu që ndoshta rezultati është real.

Ndoshta do të ndryshoja disa pozicione ku lojtarët sulmues do të ishim më përpara, më para mbrojtjes, mesfusha të ndiqte këtë repart të avancuar. Kjo do ishte lëvizja, që ekipin të çoja më para në sulm.

Kemi bërë së bashku dy stërvitje dhe ato të lehta, taktiko-teknike, ku informacionet që kisha, jam përqendruar te problemet e të kaluarës së ekipit.

Kemi lojtarë cilësorë që janë të dëmtuar, të cilët janë me rëndësi për këtë ekip.

Por megjithatë, duhet të përqendrohemi te këta që kemi të gatshëm dhe pse mendoj se këta që luajtën sot mund të bëjnë edhe më mirë.

Do të mundohemi në ndeshjet që na kanë mbetur që të përmirësohemi e sigurisht që presim rezultate më të mira.

Ndoshta është mirë të kalojnë disa ndeshje dhe të bëhet një vlerësim konkret se disa lojtarë i kam njohur dhe më parë, disa jo. Ndaj të kalojë pak kohë dhe të shohim”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat