De Ligt dëmtohet sërish

Futboll

De Ligt dëmtohet sërish

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 11:42
Pamje nga ndeshja

“Bavarezët” e Bayern Munich kanë shokuar jo pak futbolldashësit anë e mbanë botës, mbrëmjen e së mërkurës, që sapo lamë pas, teksa janë mundu, me rezultatin e ngushtë, 2 m  e 1, në raundin e 1/16-ve, nga “diletantët” e Saarburcken, skuadër kjo e Kategorisë së Tretë gjermane.

Mirëpo, humbja nuk është e vetmja gjë që ka shokuar teknikut Thomas Tuchel, teksa në minutën e 25’-të të sfidës, qendërmbrojtësi holandez, Matthijs De Ligt dëmoti ligamenin e gjurit, duke u detyruar kështu të lërë fushën e blertë.

Pas ndeshjes, për mediat mbi këtë dëmtim foli edhe tekniku gjerman, Thomas Tuchel, i cili u shpreh se dëmtimi është në të njëjtin gju, në të cilin u dëmtua më parë dhe deri më tani nuk kanë një diagnozë përfundimtare.

“Është përsëri i njëjti gju, i njëjti kërc. Është shumë e dhimbshme. Deri më tani, nuk kemi asnjë diagnozë”,-  u shpreh menjëhrë pas përfundimit të ndeshjes, tekniku gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat