Te Real Madridi janë të bindur

Futboll

Te Real Madridi janë të bindur

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 11:52
Mbappe

Sipas gazetës “Marca”, Mbappe e ka refuzuar Real Madridin në tre raste, por Real Madridi ka besim se hera e katërt do të jetë një sukses për ta.

Ndërsa pak njerëz brenda klubit janë të gatshëm të flasin për këtë, pasi nuk duan të krijojnë asnjë pritshmëri, ekziston një besim i qetë se Mbape do të jetë me ta këtë here, vitin e ardhshëm. Heshtja e Mbapes në muajt e fundit është marrë gjithashtu si premtuese.

Ndjenja është se ai do të nënshkruajë me Real Madridin si i lirë nga Paris Sen Zhermeni, edhe nëse skuadra parisiene ka shpresë për ta bindur ose të qëndrojë, ose të paktën të zgjasë kontratën e tij. Një nga faktorët kryesorë pas besimit të Real Madridit janë lojtarët.

Brenda zhveshtores, lojtarë si Vinicius Junior, Rodrigo Goes, Xhud Belingam dhe Federiko Valverde janë të gjithë të bindur se ai do të bashkohet sezonin e ardhshëm dhe tashmë po diskutojnë se si mund të vendosen me francezin në krah. Të tillë si Vinicius Jr dhe Rodrygo kanë folur gjithashtu publikisht për faktin se mezi presin të luajnë me të.

Nëse lëvizja realizohet, do të jetë një ekip i mbushur yje për menaxherin e Real Madridit, qoftë Karlo Ançeloti apo dikush tjetër. Kohët e fundit është shfaqur si një klub futbolli më i ndjeshëm, por duke parë yjet e rinj që vijnë, Mbape mund të nisë një epokë tjetër të “Galactikos” në “Santiago Bernabeu”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat