Mourinho merr lajmin e mirë nga infermieria

Futboll

Mourinho merr lajmin e mirë nga infermieria

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 12:36
Mourinho

Trajneri Jose Mourinho ka marrë lajmin e mirë se sulmuesi argjentinas Paulo Dybala është rikuperuar nga dëmtimi dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen që Roma do të luajë ndaj Lecce këtë fundjavë.

Argjentinasi nuk luajti në takimet ndaj Monza e Inter në kampionat si dhe ndaj Slavia Pragë në Europa League. “Më në fund pak dritë, një lajm i mirë”, është shprehur trajneri portugez, që këtë sezon ka patur mjaft probleme me dëmtimet e lojtarëve.

Gjithsesi, nuk dihet nëse Mouronho do ta aktivizojë sulmuesin nga minuta e parë apo Dybala do të nisë ndeshjen nga stoli. Te Roma ka ende mjaft lojtarë të dëmtuar, përfshi edhe shqiptarin Marash Kumbulla.

Në sulmin e Romës do të jetë titullar ndaj Lecce belgu Romelu Lukaku, ndërkohë që do të shihet mundësia që Dybala të luajë në pjesën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat