Real Madrid i vendos brazilianit 1 miliardë euro klauzolë

Futboll

Real Madrid i vendos brazilianit 1 miliardë euro klauzolë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 14:10
Rodrygoe Perez

Pas rinovimit të kontratës së Vinicius Juniors, “galaktikët” e Real Madrid kanë vendosur t’i “dhurojnë” një kontratë të re edhe “yllit” tjetër brazilian të sulmit, Rodrygo, me 22-vjeçarin, që ka nënshkruar këtë të enjte marrëveshjen e re me 14 herë kampionët e Evropës.

Sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur të futbollit, Fabrizio Romano, Rodrygo ka nënshkruar një kontratë të re, që skadon në qershorin e vitit 2028, me një rritje të lehtë page, si dhe një klauzolë prej 1 miliardë eurosh.

Ndërkaq, kujtojmë se deri në këtë pikë të karrierës së tij, Rodrygo ka zbritur plot 179 herë në fushë për “los blancos”, ku ka arritur të shënojë plot 39 gola e të dhurojë 33 të tjerë.

Përsa i përket trofeve, me fanellën e “mbretërve”, Rodryo ka fituar 1 Champions League, 1 Superkupë Evrope, 1 Kupë të Mbretit, 1 Botëror për Klube, 2 Superkupa të Spanjë dhe 2 La Liga..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat