Dukagjini merr pikë! Ditë të zeza për Lirinë, dy muaj pa fitore

Futboll

Dukagjini merr pikë! Ditë të zeza për Lirinë, dy muaj pa fitore

Nga: K. G. Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 14:55
Liria

Dukagjini i Klinës kthehet me një pikë nga stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren.

Klinasit barazuan me rezultat 2:2 me Lirinë, në takimin e javës së 12-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Ditë të zeza për Lirinë, dy muaj pa fitore.

Fitorja e fundit është me 2 shtator me rezultat 1:0 ndaj Fushë Kosovës.

Sot dy muaj që shijuan fitore dhe sot dy muaj vuajnë për të fituar.

Tetë ndeshje pa fitore.

Blerind Morina në minutën e 72-të kaloi në epërsi mysafirët por ky gëzim nuk zgjati shumë.

Në minutën e 85-të Tjiueza ka barazuar dhe Stafa në atë të 90+2, shënoi për 2:1 për Lirinë.

Dukagjini ka barazuar në minutën e 90+6 përmes futbollistit Elezaj.

Liria renditet në vend të 9-të me 8 pikë. Dukagjini zë pozitën e 6-të me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat