Martinez zgjedh pasardhësin e Messi-t dhe CR7

Futboll

Martinez zgjedh pasardhësin e Messi-t dhe CR7

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 16:47
Martinez

Lionel Messi fitoi të hënën Topin e Artë për herën e tetë në karrierën e tij, kryesisht falë fitores së Kupës së Botës të zhvilluar në Katar 2022.

Një nga protagonistët e tjerë të ceremonisë dhe të triumfit argjentinas dhjetorin e kaluar ka qenë edhe Dibu Martinez, portieri i Albiceleste-s.

Martinez është vlerësuar me çmimin prestigjioz Lev Yashin si portieri më i mirë i 2023-shit.

Pas triumfit në Katar, portieri i Aston Villa-s ka përfunduar në qendër të vëmendjes për disa tallje të drejtuara ndaj Kylian Mbappe, rivali në finalen e Kupës së Botës.

Tani ka ardhur një vlerësim i madh nga ana e argjentinasit për yllin e PSG-së.

“Kam një respekt të madh për të”, ka thënë Martinez. “Kur Leo dhe Cristiano do të tërhiqen, ai do të vazhdojë përpara dhe do të fitojë shumë Topa të Artë. Nuk ka dyshime për këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat