Messi befasohet nga pyetja

Futboll

Messi befasohet nga pyetja

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 16:49
Messi

Të tetin “Top të Artë” në karrierë, Lionel Messi e mori të hënën në Paris, duke u bërë kështu legjendë e futbollit ndërkombëtar dhe në të njëjtën kohë ngritur dyshime shumë të forta nga ana e atyre që, si në rastin e gazetarit spanjoll Roncero, në vend të kësaj renditën një sërë arsyesh pse nuk ishte një zgjedhja e duhur.

Reagimi i Cristiano Ronaldos ndaj këtyre fjalëve të shpërndara në rrjetet sociale i shtoi pak erëza çështjes. Ka nga ata që kanë shkuar më tej, madje e kanë befasuar ‘10’ e Inter Miami dhe Argjentinës.

Në raundin e intervistave që iu nënshtrua në margjinat e dhënies së trofeut, 36-vjeçari rastisi t’iu përgjigjet edhe disa pyetjeve që krijuan pak konfuzion. Ishte një në veçanti, që e befasoi pak.

Gazetari i “TNT Sports Brasil” e pyeti: “Sapo ke kaluar Pelen si ‘Topi i Artë’ më i mirë, fitove tetë kundër shtatë të ‘O Rey’. A e kishe imagjinuar këtë në jetën tënde?”

Diçka ishte gabim, sa shkaktoi zhurmë mediatike, e përforcuar tashmë dhe në rrjetet sociale. Por, a e ka kaluar vërtet Messi ish-yllin e Santos për sa i përket numrit të çmimeve të stivuara në “palmaresin” personal?

Përgjigja është e thjeshtë: jo. Pelé nuk ka fituar kurrë kaq shumë, as nuk i është dhënë ndonjëherë “Topi i Artë”.

“Mbreti” brazilian mori një të tillë për karrierën e tij rreth 10 vite më parë, në periferi të edicionit 2013, nga FIFA dhe “France Football”. “Asnjë lojtar nuk ka ndikuar kaq shumë në futboll, askush nuk ka frymëzuar kaq shumë fëmijë për të luajtur, karriera e tij flet për këtë, është lojtari më i madh në historinë e futbollit”, – ishin fjalët e presidentit të atëhershëm, Sepp Blatter.

Ajo që ndodhi është rezultat i një keqkuptimi të krijuar nga një lloj rillogaritjeje e bërë nga “France Football”, e cila në vitin 2016, me rastin e një edicioni special të revistës për 60-vjetorin e parë të “Topit të Artë”, vendosi të verifikonte se çfarë do të kishte ndodhur nëse mes viteve 1956 dhe 1995, do të merrej në konsideratë edhe paraqitjet e futbollistëve joevropianë, jo vetëm ato të kombësisë evropiane, që luanin në një kampionat të Kontinentit të Vjetër.

Bazuar në vlerësimin e bërë, pas analizave të kujdesshme, doli se pesë amerikano-jugorë do ta meritonin trofeun prestigjioz: Garrincha (1962), Mario Kempes (1978), Romario (1994), Diego Maradona (1986, 1990), Pelé (1958, 1959, 1960, 1961, 1963, 1964, 1970). Pikërisht pas këtij numri virtual qëndron legjenda e shtatë “Topave të Artë” të fituar nga “O Rey”.

Më pas, me anulimin e kufizimit gjeografik për këtë çmim, shumë lojtarë me origjinë nga Amerika e Jugut si Ronaldo Nazario, Ronaldinho, Rivaldo, Kakà dhe vetë Messi, do të ngjiteshin në skenën e madhe të Parisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat