Kur nis sezoni i ri i kampionatit?

Futboll

Kur nis sezoni i ri i kampionatit?

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 16:56
Pamje nga një ndeshje

Rikthehet Kampionati Kombëtar i Futsallës, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ky kampionat do të ngrejë siparin e sezonit të ri më datë 2 dhjetor.

Departamenti i Futbollit Amator në FSHF, bën me dije se regjistrimet për ekipet dhe lojtarët janë hapur.

Në vitet e fundit kampionati i futsallës është bërë shumë popullor në vendin tonë.

Pas një ndalese për shkak të pandemisë, FSHF e riktheu sërish kampionatin kombëtar të futsallës, që u zhvillua me vetëm 4 ekipe pjesëmarrëse.

Falë suksesit të arritur, kampionati i futsallës në sezonin e fundit erdhi më i strukturuar dhe ekipet pjesëmarrëse u dyfishuan.

Edhe në sezonin e ri pritet që numri i ekipeve dhe lojtarëve të rritet, duke e bërë akoma më konkurrues dhe të bukur këtë kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat