Sadiki, pas ndarjes së pikëve me Vllazninë e trajnerit Osmani: Barazimi, rezultat i drejtë

Futboll

Sadiki, pas ndarjes së pikëve me Vllazninë e trajnerit Osmani: Barazimi, rezultat i drejtë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 17:28
Sadiki

Erzeni mori një pikë mjaft të rëndësishme në transfertën e vështirë të Shkodrës. Ndeshja midis shijakasve dhe Vllaznisë përfundoi në barazim 1:1.

Pas kësaj sfide foli mbrojtësi i Erzenit, Nehar Sadiki.

“Kjo pikë ishte vështirë për tu marrë pasi ishim mysafir në Shkodër.

Nga mënyra si vajti ndeshja ky ishte rezultati më i drejtë”.

-Për çfarë luan ky Erzen?

“Ne si qëllim kemi mbijetesën, por kemi shumë kualitet në ekip.

Në çdo ndeshje hyjmë për të fituar pasi kemi kualitet. Ndoshta na duhet pak fat dhe mundemi të shkojmë edhe më lart sa kemi qëllimet. Mund t’i hapim probleme çdo ekipi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat