Tuchel: Humbje e pashpjegueshme

Futboll

Tuchel: Humbje e pashpjegueshme

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 19:44
Tuchel

Skuadra e Bajernit pësoi humbje historike në Kupën vendëse kundër Sarbryken.

Kanë kaluar 27 vite që bavarezët nuk janë mposhtur në raundin e dytë të këtij kompeticioni ndaj një rivali të Kategorisë së Tretë (Magdeburg-Bajern Mynih 1-1 4-2), tregues se ekipi ka kapur një pikë shumë të ulët krahas pretendimeve.

Tomas Tuhel nuk e pati aspak të lehtë të mbronte ekipit pas kësaj disfate të hidhur.

“Nuk ishim arrogantë në fushë dhe as e morëm lehtë. Ka 100 shpjegime ose asnjë.

Të gjithë thonë se ne duhet të fitonim. Tepër i zhgënjyer. Ne dëshironim t’i shkonim deri në fund kompeticionit, ama nuk ia dolëm. Dua ta përgëzoj kundërshtarin për vullnetin dhe karakterin e treguar. Përsa i përket lëndimit të De Ligt, lajmi i keq është se atij iu rihap plaga e vjetër, pra problemi në gju. E dhimbshme.

Tashmë duhet të presim rezultatin e analizave për të kuptuar shkallën e lëndimit. Rreth lënies së Herri Kejnit në stol, e justifikoj për prezencën në kohën shtesë. Askush nuk e priste se do të pësonim gol në atë fraksion loje.

E gjykova më të arsyeshme si opsion, pasi Kane me freskinë do të demonstronte forcën dhe kthjelltësi para porte”, përfundoi Thomas Tuchel, i cili pas kësaj humbjeje do të jetë në presion të lartë karshi Dortmundit në fundjavë, me shpresën e rikthimit te fitorja ndaj rivalit të përbetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat